Një person është arrestuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se ka kanosur një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar nga policia dhe është intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.
Me vendim të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa rasti është në trajtim të mëtejmë hetimor.