12 ish-zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka, u dërguan në gjyq për dyshimet se “shpërdoruan detyrën” në procedurat për konçensionin e inceneratorit të Tiranës.
9 nga të hetuarit kërkuan që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar, çka do të thotë, gjykim më i shpejtë dhe në përfundim mund të përfitojnë ulje të dënimit në masën e 1/3, gjithmonë nëse gjenden fajtorë.
3 të tjerë me gjykim të zakonshëm, në mënyrë qe të shqyrtohen të gjitha provat në proces gjyqësor. Për dosjen e inceneratorit të Tiranës në një proces më vete po gjykohet ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili akuzohet se gjatë procedurave konçensionare është përfshirë në 2 raste në korrupsion./TvKlan/.