Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në rrugën “Aziz Tolaj” në Prishtinë, ku një i ri ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë orarit të punës.
Burime nga hetuesia bëjnë me dije se rreth orës 14:46, më 23 maj 2025, është raportuar për një person që ndodhej në trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime në rrethana të dyshimta. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore, është konstatuar se i dyshuari A.Z, rreth 20-vjeçar, po drejtonte një veturë, ndërsa viktima A.D, rreth 20-vjeçar, ndodhej i ulur mbi veturë, ku në një moment ka rrëshqitur dhe është lënduar rëndë fizikisht.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, viktima nuk është marrë ende në pyetje, ndërsa Prokurori Kujdestar i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur përgjegjësinë dhe rrethanat e incidentit./ Sinjali