Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > I mbijetuari nga masakra e Poklekut: Drejtësia ndërkombëtare nuk ekziston as në letër

I mbijetuari nga masakra e Poklekut: Drejtësia ndërkombëtare nuk ekziston as në letër

Një nga të mbijetuarit e masakres së Poklekut, Fadil Muqolli, ka rrëfyer përjetimet e tij në lidhje me këtë masakër. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, në TV Arbëria.

Muqolli ka thënë se gjaku që ende nuk po thahet pas masakrës së Poklekut, po pret drejtësi që prej kohësh, duke theksuar se drejtësia ndërkombëtare nuk ekziston as në letër.

“Ai gjak po e pret drejtësinë, dhe në fakt për mua, sidomos drejtësia ndërkombëtare, nuk ekziston as në letër. Ai gjak nuk po thahet, edhe sot e kësaj dite, është ende i lagur dhe po pret drejtësinë, një drejtësi që nuk ekziston, një drejtësi që vetëm nuk është drejtësi. Më kanë bindur veprimet e drejtësisë ndërkombëtare, por edhe ato të drejtësisë vendore deri nw kohwt e fundit. Si është e mundur që një prokuror, hetues, apo një përfaqësues i drejtësisë, të shkojë në vendin e ngjarjes, të shohë gjakun e freskët, ku ka dëshmi të mjaftueshme, ku ka dëshmitarë, dhe të heshtë? Për këtë arsye them se drejtësi nuk ka. Drejtësia është politikë që bën pazare me shtetin kriminal, fashist dhe gjenocidal serb, me gjakun dhe jetët e njerëzve që janë vrarë, masakruar e zhdukur në Kosovë”, ka thënë ai në “Përtej Tregimit”.

Muqolli ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare ka heshtur për një holokaust që ka ndodhur në Poklek, ku janë vrarë 23 fëmijë.

“Më vjen shumë keq që bashkësia ndërkombëtare gjithmonë thirret në drejtësi, por përse e ka fshehur një holokaust në Poklek, ku janë vrarë dhe djegur 23 fëmijë, nga foshnja 6-muajshe deri në moshën 14-vjeçare? A ka një njeri normal që mund ta quajë këtë drejtësi?” ka deklaruar ai. /TV Arbëria