Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është kapur është edhe Shemsi Bahtiri, i cili del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.
Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës kanë zhvilluar sot njërin prej aksioneve më të mëdhenj, duke goditur rëndë një grup të organizuar kriminal.
Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e këtij aksioni.
Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.
Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e pandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.
Ai kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi.
Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë.
Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.
Përpos me anëtarë “të thjeshtë” të kësaj partie, Bahtiri ka raporte të mira edhe me ‘kokat’ e Lëvizjes.
Në tetor të vitit 2024, Bahtiri kishte postuar një video ku shihet në shoqërinë e Albin Kurtit.
Rrjetet sociale të Bahtirit janë të mbushura me anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar kështu afërsinë e tij me këtë parti. /Paparaci