Zgjim Hyseni nga PSD-ja i ftuar në emisionin N’PULT me Resim Morinën, ka folur për dështimin e seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se qeveria nuk i pati numrat, dhe si pasojë e kësaj do të ketë edhe probleme.
“Qeveria nuk pati numra. Do të thotë, raportin për verifikimin e mandateve e votoi vetëm Lëvizja Vetëvendosje – ata i kishin gjithsej 52 vota. Mungesa e numrit të nevojshëm për të krijuar shumicë parlamentare, që më pas është mundësi për të qeverisur, po duket se ka krijuar dhe po krijon edhe probleme të tjera,” ka thënë Hyseni.