Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxhë Muhamed Stublla: Ramazani është obligim individual jo kolektiv

Hoxhë Muhamed Stublla: Ramazani është obligim individual jo kolektiv

Hoxhë Muhamed Stublla duke folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit ka thënë se axhërimi është obligim për secilin person i cili ka mundësi të axhëroj.

Ai në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria tha se axhërimi është obligim individual e jo kolektiv.

“Atëherë Allahu xheleshanehu tekstualisht në Kuran ka thënë: O ju që besuat ju është bërë obligim axhërimi ashtu sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para juve. Prandaj ka thënë është bërë obligim, është është farz, obligim individual jo kolektiv secili person i cili ka mundësi me axhëru e ka për obligim që të axhërojë”, tha ai ./TV Arbëria./