Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoxha: Shtatë persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika

Hoxha: Shtatë persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.

Hoxha tha se janë bastisur nëntë lokacione, shumica në Kaçanik dhe një në Klinë, derisaa një nga të arrestuarit për vrasje është ish-pjesëtarë i FSK-së, si dhe një 18-vjeçar.

“Janë bastisur 9 lokacione, shumica e tyre në Kacanik dhe një në një fshat të Klinë. Janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikim dhe vrasjen e rreshteri, Muhamed Lika… Janë sekuestruar dy vetura telefona laptopë, armë zyrtare, maska, kapela, rroba, fishekë e dylbi. Gjatë operacionit kanë marrë pjesë Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Renda dhe Njësitë Speciale…Njëri nga ta, pra nga të arrestuarit, sot mbush 18 vjet. Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me thirrje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha ai.