Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoxha: Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Muhamed Likës është ish pjesëtar i FSK’së

Hoxha: Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Muhamed Likës është ish pjesëtar i FSK’së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.

Hoxha ka thënë se një nga të arrestuarit për vrasje është ish-pjesëtarë i FSK-së, si dhe një 18-vjeçar.

“Janë bastisur 9 lokacione, shumica e tyre në Kacanik dhe një në një fshat të Klinë. Janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikim dhe vrasjen e rreshteri, Muhamed Lika… Janë sekuestruar dy vetura telefona laptopë, armë zyrtare, maska, kapela, rroba, fishekë e dylbi. Gjatë operacionit kanë marrë pjesë Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Renda dhe Njësitë Speciale…Njëri nga ta, pra nga të arrestuarit, sot mbush 18 vjet”, tha ai.