Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se MCC po mbyllet dhe se Kosova pritet ta pësojë më së shumti nga kjo.
Hoti në Facebook, ka përmendur refuzimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, gjë që pamundësoi ndërtimin e termocentralit me gaz.
“Kosova është ndër vendet që do pësojë më së shumti. Refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz. Tani kur edhe MCC po mbyllet në kuadër të reformimit të Administratës Amerikane nga Presidenti Trump, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milion dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë. Bashkë me këto edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ai.