Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në 15 vjet shtet nuk ka pasur kurrë kaq shumë përpjekje për paralizim reformash duke marrë për bazë kontestimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.
Kurti, në mbledhjen e qeverisë foli për secilin ligj veç e veç që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Ndaj deklaratës së Kurtit, ka reaguar ish kryeministri Avdullah Hoti.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.
Postimi i tij i plotë:
“Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues.
Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti.