Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi vetëm një muaj larg ndeshjes së parë të EURO 2024 dhe përfaqësueset që marrin pjesë kanë filluar të publikojnë skuadrat e tyre përkatëse. Tani, Holanda, e udhëhequr nga Ronald Kumanit, ka emëruar gjithashtu skuadrën e tyre prej 30 lojtarësh, ku do të largohen disa prej tyre. Si zakonisht emrat kryesor janë: Virxhil Van Dijk, Matis de Ligt, Frenki de Jong dhe Memfis Depaj.
Skuadra përfshin lojtarë si: Xheremi Frimpong dhe Teun Koopmeiners, ndërsa mungesat kryesore janë Jurrien Timber (Arsenal), Xhoshua Zirkzee (Bolonja) dhe Mats Viefer (Feyenoord), shkaku i lëndimeve.
Holanda e nis “Euro 2024” më 16 qershor kundër Polonisë (15:00, në Hamburg). Më pas do të vijojnë ndeshjet e fazës së grupeve kundër Francës (21 qershor ora 21:00 në Leipzig) dhe Austrisë (25 qershor ora 18:00 në Berlin).
PORTIERËT
Bijlow, Flekken, Olij, Verbruggen
MBROJTËSIT
Ake, Blind, Van Dijk, Dumfries, Frimpong, Geertruida, De Ligt, Maatsen, Van de Ven, De Vrij
MESFUSHORËT
Gravenberch, De Jong, Koopmeiners, Reijnders, De Roon, Schouten, Simons, Timber, Veerman, Wijnaldum
SULMUESIT
Bergwijn, Brobbey, Depay, Gakpo, Malen, Weghorst.