Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Helmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit

Helmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit

Në lidhje me situatën e ndodhur në një kopsht të fëmijëve në qytetin e Gramshit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka deklaruar se pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin, konfirmon se rezultatet kanë dalë negative te veza.

“Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp”, thotë AKU.

Ndërkohë thuhet se nga mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp, por se nuk ka qenë nga veza, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Sipas AKU, “nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë)”.