Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu për akuzat e Abazit: Kam kërkuar nga Prokuroria t’i hetojë këto pretendime menjëherë

Haxhiu për akuzat e Abazit: Kam kërkuar nga Prokuroria t’i hetojë këto pretendime menjëherë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Haki Abazi për pretendimet e fshehjes së mostrave të vdekjes së Astrit Dehari, raporton TV Arbëria.

Haxhiu ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria që t’i hetojë këto pretendime të Abazit dhe të ftohet si dëshmitar.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediet, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë rast, të jetë deputeti Haki Abazi në këtë proces, pasi ky rast është i ndjeshëm”, ka thënë ajo.

“Menjëherë pasi e kam kuptuar për akuzat e tij nga mediet, kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që të merret me këtë rast, duke pasur parasysh se ky rast është në dorën e Prokurorisë Speciale, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që dëshmitari i rastit në këtë proces të jetë deputeti Haki Abazi sepse ky rast është zakonisht i ndjeshëm ka vëmendjen e opinionit publik dhe secili që ka informacione në raport me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit duhet së pari para se të dalë në konferencë për media dhe të bëjë akuza të tilla të shkojë në Prokurori Speciale”, tha Haxhiu, duke ripërsëritur kërkesën që deputeti Abazi të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale dhe të mos fshihet prapa imunitetit të deputetit.

E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi.

“Këtë pyetje më së miri është dashur t’ia bëni deputetit Abazi sepse ai ka thënë që ekzistojnë diçka e tillë dhe mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe. Vetëm t’ju njoftoj që në mandatin tonë për herë të parë Instituti i Mjekësisë Ligjore sigurohet nga policia e Kosovës për dallim prej të kaluarave kur kanë qenë kompani private”, tha ajo.