12:50 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Haxhiu: Është absurd propozimi i LDK-së kur ende nuk e kemi konstituuar Kuvendin

​Haxhiu: Është absurd propozimi i LDK-së kur ende nuk e kemi konstituuar Kuvendin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur absurd propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri të unitetit. Haxhiu, e cila është e propozuar për kryetare të Kuvendit, tha se për të “është i paqartë insistimi i LDK-së që nuk shkon pa PDK-në”.

“Ne jemi shumë të hapur që të kemi takime me subjektet pulitke për të dalur nga kjo situatë, por kam thënë në vazhdimësi që nuk varet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Pra, ne jemi përgjegjës sa janë përgjegjës edhe deputetët e tjerë të subjekteve të tjera politike… Nuk kam pasur mundësi që ta lexoj këtë plan [agjendën 15-pikëshe të LDK-së], nuk mund t’i komentoj pikat për aq kohë sa nuk I kam lexuar. Por ajo çka është e rëndësishme është që është absurde të propozosh që të mblidhemi për të diskutuar për 15 pikat kur nuk po nuk po mund të merremi vesh për konstituimin e Kuvendit”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se fillimisht duhet të konstituohet legjislatura e nëntë, e më pas “të flasim për çështje të tjera”.

“Ka një rend të gjërave këtu, së pari duhet të konstituohet Kuvendi I Kosovës, pra duhet të ketë unitet, duhet të jemi të unifikuar për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe më pas të flasim për çështje të tjera, në këtë drejtim ju e dini që Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e hapur që të jetë LDK-ja partnere në koalicionin e ardhshëm me qeverinë Kurti 3 por kjo është refuzuar. Pra, ata kërkojnë qeveri të unitetit, unë nuk e kam të qartë çka saktësisht po kërkohet, ata po kërkojnë që të gjithë partitë politike të jenë në qeveri bashkë, a duhet Kuvendi i Kosovës të ketë opozitë, demokracia këtë e kërkon, të ketë qeveri dhe në anën tjetër të ketë opozitë. Nuk e kuptoj qasjen e LDK-së dhe insistimin që me domosdo ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion. Insistimi I LDK-së që jo pa PDK-në, për mua është i paqartë”, tha Haxhiu.

Kuvendi dështoi të konstituuohet të premten, më 13 qershor, edhe pas tentimit të 31-të.

Çështja ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme./Kp