Ramush Haradinaj në një intervistë në emisionin ARB Debat, ka bërë publik një mesazh që ia dërgoi gjenerali amerikan Mike Kicklight.
Ai tregon se gjenerali i ka shkruar lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shprehur dëshirën për suksesin e Haradinajt në këto zgjedhje.
“Sot më ka shkruar në mëngjes, me orë të tyre është tjetër orë, gjenerali Mike Kicklight, është një gjenaral shumë i respektuar në Amerikë, sot më ka shkruar në mëngjes edhe më thotë: ‘Zoti Ramush Haradinaj, jemi duke u lutur për zgjedhjet dhe për suksesin tëndë. Ne do të vazhdojmë të lutemi edhe për pesë ditët e ardhshme.’ A kanë ata një njeri në Amerikë që lutet për këta njerëz?” ka thënë Haradinaj. /TV Arbëria