Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kanë ndarë ‘‘shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës’’.
Haradinaj në Facebook ka thënë se ai dhe partia e tij do të jenë në mbështetje të kërkesave të tyre dhe në funksion të së drejtës.
‘‘Në takim me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryesuar nga z. Hysni Gucati, ndamë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon. Shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre’’, ka thënë ai