Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj – Kurtit: Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë

Haradinaj – Kurtit: Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt tha se pezullimi i seancës së Kuvendit në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Haradinaj tha se politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit.

“Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes. Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita. Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë. Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë. Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook