Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj i thotë po takimit të thirrur nga Osmani ku diskutohet për datën e zgjedhjeve

Haradinaj i thotë po takimit të thirrur nga Osmani ku diskutohet për datën e zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

Këtë për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Xhemajli.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK.