Të fundit:

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Thënie të urta nga Margaret Mead

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane e cila...
ISP BroadcastISP Broadcast

Haradinaj: Gratë e burrat që luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegja e popujve

ISP Broadcast

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot, në 74-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, u shpreh se “kujtojmë një ndër veprat më madhore të njerëzimit.”.

Haradinaj potencoi se Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi, të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi.

“Gratë dhe burrat që çdo ditë luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegja e popujve. Këto padrejtësi na kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptarëve. Janë ata të cilët u kujdesën që këtë deklaratë ne sot ta mishërojmë në Kushtetutë.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në përkujtim të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Pas këtij akti historik, Asambleja kishte ftuar të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqeshin që të përhapej, paraqitej, lexohej dhe të shpjegohej, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.    /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm,...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni...

Kivi ndihmon kundër aciditetit në trup

Shumica dërmuese e njerëzve kanë pH të gjakut që...

Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ushqimet shumë të përpunuara siç janë ushqimi i gatshëm, drithërat dhe kripërat, ngre rrezikun e një sulmi në zemër ose në tru, ndërsa shkencëtarët...

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më e madhja nga tre motrat Brontë romanet e të cilës u bënë klasikë të letërsisë...

Stresi lirohet nga vitaminat B dhe C

Nëse dëshironi të liroheni nga stresi, tashmë e keni përgjigjen. Ky fenomen shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B...