Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve për të dhuruar gjak. Derisa ka vizituar dhe dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët dhe të rënët për liri.
Ai para gazetarëve është shprehur se është në traditën e shqiptarëve solidariteti dhe përkrahja në momentet e vështira.
Haradinaj: Në shenjë respekti për të rënët për liri e kemi marrë këtë aksion për të dhuruar gjak
“Këto ditë, gati çdo ditë edhe çdokund në Kosovë po kujtohen të rënët për liri, dëshmorët, martirë. Për të gjithë këta, kuptohet dhimbja është e madhe edhe ata kanë dhënë jetën që me jetu të lirë të gjithë të tjerët. Në shenjë respekti, pikërisht për të gjithë këta të rënë për liri e po ashtu, për tu solidarizuar me gjithë ata që shpëtojnë jetë e kemi marrë këtë aksion për të dhuruar gjak. Ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, të gjithëve së pari që të ruajnë shëndetin e tyre, të parandalojnë, të bëjnë kujdes por po ashtu të dhurojnë gjak e shpëtojnë jetë, sepse është edhe në traditën tonë, solidaritet dhe përkrahje me bashkëndje dhe të mos e lësh vetëm në moment keq dhe të vështirë”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK-së nuk ka dashur të flasë për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut dhe takimin e datës 4 prill në Bruksel.
/TV Arbëria