Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamza vizitoi ish-krerët e UÇK-së: Ata si gjithmonë me moral e atdhedashuri të palëkundur

Hamza vizitoi ish-krerët e UÇK-së: Ata si gjithmonë me moral e atdhedashuri të palëkundur

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza bëri të ditur sot se ka takuar krerët e UÇK-së në Hagë.

Hamza ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!“, ka shkruar ai në Facebook.

Aktakuza nën pretendimin për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ishte konfirmuar në tetor të vitit 2020, e cila ishte pasuar me arrestimin e tyre dhe dërgimin në Hagë.

/TV Arbëria