Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza premton 50% rritje të pagave në sektorin publik

Hamza premton 50% rritje të pagave në sektorin publik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se “për shumëkënd, jeta në Kosovë është shumë e vështirë”, përcjell TvArbëria.

Kjo pasi sipas Hamzës, me rritjen e çmimeve, qytetarët mezi ia dalin ta kalojën muajin me pagën që e marrin.

“Frika jem ma e madhe është që pa marrë parasysh sa shumë punoj, nuk kam me mujt me mbajt familjen dhe me siguru jetesë të mirë për fëmijët e mi. Pagat janë të ulëta, e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, tha Hamza në videon e publikuar në Facebook.

Derisa ka premtuar rritje të pagave deri në 50 për qind për çdo punëtor të sektorit publik.

“Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50 për qind. Puna juaj do të vlerësohet drejtë. Ekonomia mundet ma mirë, vetëm nëse shteti i mbështet qytetarët dhe familjet e tyre. Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë”, tha tutje ai.