Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haliti: Po hyjmë në zgjedhje kur treni i ecjes përpara për Kosovën është ndalë qe 3 vjet

Haliti: Po hyjmë në zgjedhje kur treni i ecjes përpara për Kosovën është ndalë qe 3 vjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se Kosova po hyn në zgjedhje në një situatë kur sipas tij, treni i ecjes përpara për Kosovën është ndalë tash e tre vjet.

Në një intervistë me gazetarin Rid Berisha në TV Arbëria, Haliti tha se qytetarët kanë prit që me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë mbështetje ndërkombëtare, por që sipas tij, kemi përfundu në një shtet nën masa të jashtëzakonshme.

“Ne po hyjmë në zgjedhje në një situatë kur treni i ecjes përpara të Kosovës është ndalë ka tre vjet përafërsisht sepse viti i parë ka qenë vit i njohjes vit i shpresave vit i mendimeve që VV-ja Kurti do bëjë diçka, do të ketë mbështetjen ndërkombëtare kemi tre vjet që ne jemi në një situatë do të thoja të papranueshme si vend, pse, sepse janë ndalë njohjet e Kosovës, është ndalë integrimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare, jemi në masa të jashtëzakonshme”, tha Haliti në emisionin “ARB DEBAT”./TV Arbëria./