Nëpërmjet një rezolute institucioni i parlamentit Evropian ka pohuar se procesi integrues i Kosovës, ka nevojë për një momentum të ri.
Po ashtu, nevojitet një “kapitull i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit”, sepse mjerisht, sipas eurodeputetëve, “dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, fatkeqësisht nuk ka prodhuar rezultatet e pritura”.
Në ndërkohë Kosova është në bllokadë për shkak të pamundësisë për t’u konstituuar kuvendi, ndaj kësaj bllokade ka reaguar edhe analisti Halil Matoshi.
“Albin Kurti nuk është i interesumë për t’i dhënë drejtim Kosovës, ai do të sillet njëjtë edhe me Bashkimin Evropian si me Këshillin e Europës, sepse i intereson vetëm pushteti personal,” –ka deklaruar Matoshi për TV Arbëria.
Ai ka shtuar se Kurti nuk është në skenën politike për të ofruar zgjidhje, por për të ngritur komplot.
Deklaratat e Matoshit vijnë në njv kohë kur qeveria Kurti përballet me kritika në rritje për mungesë bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe ngecje në dialogun me Serbinë.