16:08 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Guterres paralajmëron “kaos në botë”, nëse nuk respektohet Ligji Ndërkombëtar për Ukrainën

Guterres paralajmëron “kaos në botë”, nëse nuk respektohet Ligji Ndërkombëtar për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se dështimi për të arritur një paqe të drejtë që respekton integritetin territorial të Ukrainës do të minonte ligjin ndërkombëtar dhe do të shkaktonte kaos global.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ligji ndërkombëtar të mbizotërojë,” është shprehur ai në një konferencë në Berlin mbi operacionet paqeruajtëse të OKB-së, raporton The Guardian.

Ndërkohë, thuhet se ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, ka shtoi se nuk ka shenja që presidenti rus Vladimir Putin po shqyrton seriozisht një armëpushim.