Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Grenell shpërndanë postimin e Ramës ku kritikohet “gjykata e turpshme” e Hagës për vendimin ndaj Thaçit

Grenell shpërndanë postimin e Ramës ku kritikohet “gjykata e turpshme” e Hagës për vendimin ndaj Thaçit

Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma. 

Grenell shpërndau në “X”, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë.