Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjyqtarja kanoset me kallash në Banjë të Pejës, i dyshuari arratiset

Gjyqtarja kanoset me kallash në Banjë të Pejës, i dyshuari arratiset

Një person, në cilësinë e palës në procedurë, dyshohet se ka kanosur të gjitha palët përfshirë gjyqtaren gjatë një seance civile.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim.

Të njëjtit më pas i është bastisur shtëpia, tha Nikçi.

“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi për Express.