16:19 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjermania ndan 5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Gjermania ndan 5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë ka njoftuar se vendi do të ofrojë një pakete ndihme ushtarake për Ukrainën.

Përderisa u zhvillua një takim i presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky me kancelarin Merz dhe zyrtarë të lartë në Berlin, ministria njoftoi për paketë 5 miliardë euroshe për Ukrainën.

Sipas Reuters, në deklaratën e dhënë, ministria ka theksuar sulmet ajrore ruse, “me shumë civilë të vrarë dhe të plagosur, si dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës civile në veçanti”.

Është bërë e ditur se ndihma do të financohet nga fondet që tashmë janë miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë.