Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Ozdrim të Pejës

Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Ozdrim të Pejës

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Ozdrim të Pejës.

Kështu ka konfirmuar për Tv Arbëria, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova./TV ARBËRIA./