Një grua në Gjakovë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj një mashkulli.
Siç njofton Policia e Kosovës e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër nga Kosova pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’rast lëndime ka pësuar viktima mashkull nga Kosova i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria