Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gërvalla i kërkon qytetarëve të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Gërvalla i kërkon qytetarëve të ushtrojnë presion ndaj atyre që e bllokojnë Kuvendin

Deputetja Donika Gërvalla ka bërë një thirrje të fortë para hyrjes në Kuvend, duke kërkuar që qytetarët të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që po bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Gërvalla, e cila është një nga figurat më të njohura të Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit duhet të pranohët pa asnjë pengesë, duke e quajtur atë “femrën më të votuar në vend” dhe një personalitet të jashtëzakonshëm që ka dëshmuar përkushtimin e saj për Kosovën.

“Nuk ka asnjë arsye, asnjë grup ta refuzojë. Jo vetëm personalitet i jashtëzakonshëm, por edhe person që ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Opozita nuk duan ta pranojnë vullnetin e qytetarëve. Dihet kujt i takon kryetari i Kuvendit. Partia fituese e cakton emrin, edhe votohet kryetari i Kuvendit. Bllokimi i konstituimit të institucioneve, tregon që opozita ende nuk është kthjellur. I bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion publik ndaj atyre që bllokojnë Kuvendin,” tha Gërvalla.

Ajo e cilësoi bllokimin e Kuvendit si një veprim të pabazuar dhe e kërkoi që procesi të ecë përpara në përputhje me vullnetin e popullit.