Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Bedri Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, hyjnë Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj

Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Bedri Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, hyjnë Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj

Kreu i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ai i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kreu i Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza kanë bërë kërkesë në KQZ që të heqin dorë nga marrja e mandatit të deputetit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashit, Imri Ahmeti me Paris Gurin dhe Bedri Hamza me Rashit Qalajn.

Ka pasur mospajtime për procesin e zëvendësimit të tyre në këtë fazë.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se duhet patjetër që kryetarët e Komunave të zëvëndësohen sot.