Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gazetari Çeku që po e hulumton rastin për software e KQZ-së jep intervistë për TV Arbëria: Ka pas tentativë që VV të vetëshpallte fitore

Gazetari Çeku që po e hulumton rastin për software e KQZ-së jep intervistë për TV Arbëria: Ka pas tentativë që VV të vetëshpallte fitore

Gazetari Fitim Çeku ka denoncuar në publik problemin e ndërhyrjes në Software për sa kohë që faqja online nuk ishte duke funskionuar gjatë numërimit të votave për zgjedhjet 2025.

Çeku në një prononcim për TV Arbëria, deklaroi se natën e zgjedhjeve kishte një ndryshim të votave ku e vendosën LVV me 55% dhe e njëjta u shpërnda në rrjete sociale në Kosovë dhe në faqe serioze evropiane.

Po, unë e kam publikuar një hulumtim lidhur me këtë, siç shihet në disa të dhëna publike është se kompania ‘Cacttus’ e ka instaluar një software në faqen e KQZ-së për numrim të votave në zgjedhje dhe të dhënat e softëare munden me qenë të qasshme edhe nga kompania ‘Cacttus’ por edhe nga zyrtarët e KQZ-së. Natën e zgjedhjeve kishte një ndryshim të votave ku e vendosën LVV me 55% dhe e njëjta u shpërnda në rrjete sociale në Kosovë dhe në faqe serioze evropiane, kjo nxiti një eufori feste te militantët e Kurtit që festuat fitoren 55% të kësaj lëvizje“, deklaroi Çeku.

Ashtu siç i ka cekur dyshimet, Çeku në postimet në rrjetin social Facebook, sipas tij janë pasi ka pasur një tentativë që partia në pushtet të shpall fitoren 55% me 9 shkurt.

“Dyshimet siç e kam cek edhe në postime janë se ka pas një tenativ që partia në pushtet të shpall fitoren 55% me 9 shkurt dhe pastaj çdo ndryshim vote do të shpallej nga Vetëvendosje si vjedhje dhe kështu do të qonte Kosovën drejtë një destabaliteti politik duke mos pranuar rezultate tjera dhe qeverija të mbahet dhunshëm nga partia në pushtet.”

Sipas vlerësimit të Çekut, administra e Biden ishte më butë në veprimet e kryeministrit Kurti, ndërsa administrata Trump është më e prerë.

“Kurti ka një histori lidhur me raportet jo të mira me Amerikën, administra e Biden ishte më butë në veprimet e Kurtit ndërsa administrata Trump është më e prerë, Kurti është i vetëdijshëm për këtë dhe mundësit që Kurti të udhëheq tani si Kryeministër janë shumë të vogla”, është shprehur ai.

Çdo përqindje që e ka vendos kurtin nën 50% është humbje për partinë në pushtet. Partia e Kurtit që thirret në ideologji majtiste ata duan një shumicë absolute nëse kjo nuk arrihet atëherë demokracia dhe e djathta është fituese. Kurti është humbës i zgjedhjeve dhe e majta ekstreme nuk është shumicë parlamentare.

Më tej, ai thotë se Albin Kurti dhe komplet kabineti i qeverisë së tij janë të papranueshme për administratën Trump.

“Mospajtimet e Kurtit me administratën Trump nuk janë vetëm me të emëruarin Special Richard Grenell, por me të gjithë administratën Trump. Më shumë besoj se kemi mospajtime shkaku i ideologjisë së majtës dhe të djathtës. Pra, Kurti dhe komplet kabineti i qeverisë Kurti 2 janë të papranueshme për administratën Trump.

Ka shumë faktor duke filluar nga tensionet në veri të Kosovës, politikat që cenojnë demokracinë që partia i shtyu përpara në qeverinë Kurti 2, ligjet majtiste që bijnë ndesh me ideologjinë e të djathtës amerikane, korrupsioni, bllokimi i projekteve amerikane në Ballkan që po cilësohen edhe si cenim i sigurisë kombëtare të Amerikës.”

Gjithashtu, Çeku potencoi se opozita nëse partia e parë si ka numrat për krijimin e qeverisë, atëherë është partia e dytë ajo që ka mandat me kriju qeverinë. Ose në të kundërtën mund të kemi zgjedhje të reja që do të janë fatale për opozitën.

“Opozita është e paralajmëruar mos të shkoj në koalicion me Kurtin dhe me drejtë kushtetuese, nëse partia e parë si ka numrat për krijimin e qeverisë, atëherë është partia e dytë ajo që ka mandat me kriju qeverinë. Ose në të kundërtën mund të kemi zgjedhje të reja që do të janë fatale për opozitën”, përfundoi Çeku për TV Arbëria.