Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ’ve, AVONET Kenan Gashi ka deklaruar se njëra prej komunave më të këqija në Republikën e Kosovës është Komuna e Prishtinës.
Madje sipas tij, është shqetësuese se si kryetari Përparim Rama e konsideron ligjin, shkruan Tv Arbëria.
“Është shqetësuese si e konsideron ligjin dhe qysh është para ligjit, Unë kam menduar si kryetarë që ka një përvojë si një qytetarë që ka jetuar në një qytet në një shtet që është demokratik që ka njohuri, ka një standard dhe vjen në Kosovë dhe shkel ligjin si themi ne me dy këmbë. Dhe kjo për mu aka qenë dhe mbetet shqetësim.
Nëse një kryetar i Komunës besoj që do të ballafaqohet me ligjin dhe shkeljet që ka bërë është Përparim Rama”, tha Gashi në emisionin “n’Detaje”./TV ARBËRIA./