Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fotoja Kurti–Hamza që ndezi debatet: A sinjalizon kjo një koalicion të ri politik?

Fotoja Kurti–Hamza që ndezi debatet: A sinjalizon kjo një koalicion të ri politik?

Fotoja e publikuar ku shihen kryeministri në detyrë i VV-së dhe Bedri Hamza nga PDK-ja në finalen e Superligës së Kosovës, ka ngjallur shumë reagime në publik.

Një foto e Kurtit me Hamzën duke biseduar nga afër dhe fotoja duke ngrënë “fli”, bëri që në rrjetet sociale të ketë reagime të shumta.

Analisti Afrim Kasolli ka reaguar menjëherë pas kësaj fotoje, duke thënë se kjo mund të jetë një sinjal se bllokadës politike për krijimin e institucioneve po i vjen fundi.

“Është e njohur ajo thenia se sporti na bashkon edhe kur politika na përçan. Skena te tilla mund te jenë edhe shenja se drames se pritjes se gjate per formimin e institucioneve te daluara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, po i vjen fundi”, ka shkruar Kasolli.

Kasolli tutje shkruan se ofertat e VV-së për koalicion me LDK-në, mund të jenë një pretekst për një koalicion me PDK-në.

“Problemi eshte se si te sajohet justifikimi per kete kthese. Ofertat e vazhdueshme te Albin Kurtit per LDK-ne per bashkeqeverisje, mund te sherbejne si prekest per nje koalcion me PDK-ne. Ne fund te fundit, ai do te mund te arsyetohet para mbështeteseve, se megjithë përpjekjet titanike te tij per ta lene ne opozite kete te fundit, nga kjo mundesi i privoi LDK.
Prandaj ose kolacion me PDK, ose zgjedhje. Kurse edhe kjo parti e ka te gatshëm justifikimin. Se nga kjo martese politike eshte e vetmja mundësi t’u ndihmohet atyre qe po perballen me Gjykatën Speciale ne Hage. Mbase as pritja apolitike e kesaj partie ne raport me kete krize politike mund te mos jete e rastësishme.

Ndërkohë, ne fund te fundit, dikur Albin Kurti pohonte se PDK eshte konstantja, kurse partite tjera variabla te pushtetit”.

Rreth fotos së përbashkët mes Kurtit dhe Hamzës ka shkruar edhe Azdren Shala, ai këtë foto e lidh edhe me analistin Nexhmedin Spahiu, ku ditë më parë publikoi një foto me ministrin e Jashtëm serb, Marko Djurić, në Beograd.

Shala thumbon Bedri Hamzën duke shkruar, “Bravo Bedri, qeshtu legjitimohet Nexhmedin Spahiu”.

Ndërkohë Agron Hoti rreth fotos thotë se po vjen një koalicion i ri.

“Për hajër na qoftë Koalicioni i KEDS-it, motra e vllazni!

Qofsha i gabuar!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa nga PDK-ja, Përparim Gruda, është deklaruar rreth kësaj fotoje mes Hamzës dhe Kurtit duke thënë se ajo foto nuk ka asnjë përmbajtje politike.

“Ky a qenë një event tërësisht sportive zotëri Hamza si nikoqir i ngjarjes i rënë të ulet afër zotit Kurti sepse ashtu e do protokolli, por nuk ka asnjë përmbajtje politike”, deklaroi Gruda.

Se a është kjo foto një sinjal për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së, kjo mbetet të shihet. /TV Arbëria