Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fetah Bekolli publikon dokumentarin dhe librin “30 vitet e pajtimit”

Fetah Bekolli publikon dokumentarin dhe librin “30 vitet e pajtimit”

Së fundmi, Fetah Bekolli, veprimtar i njohur, ka publikuar dokumentarin “30 vitet e pajtimit (1990–2020)”.

Për të folur rreth këtij dokumentari, Fetah Bekolli ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT”, me Resim Morinën, në TV Arbëria.

Bekolli thotë se ky dokumentar përfshin periudhën nga 14 maji 1998 deri në ditët e sotme.

“Sa i përket dokumentarit, këtu është e përfshirë periudha prej 14 majit 1998, kur jam taku me pajtimtarët e Prizrenit deri më sot. Por ajo që më ka shty, do të thotë se shumica prej tyre kaluan në botën e amshueshme, disa prej tyre janë gjallë por në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe kisha dëshirë që familjet e tyre, por edhe mbarë populli, ta kenë nga një grimcë të historisë”

“Pajtimi i parë”: Një ngjarje që nuk harrohet

Bekolli ndalet edhe te përvoja e tij e parë në procesin e pajtimit të gjaqeve, duke kujtuar një ngjarje të veçantë që ndodhi më 21 mars 1990, në Guncat të Malishevës.

“Në pajtimin e parë, këtu në Guncat të Malishevës, më 21 mars 1990, jemi taku së bashku me Këshillin e Pajtimit të Suharekës. Së bashku e kemi kry një pajtim në Guncat të Malishevës. Do të thotë, ky është pajtimi i parë”

Emocione dhe përkushtim në një mision të shenjtë

Bekolli e përshkruan këtë mision si thellësisht emocional dhe të ngarkuar shpirtërisht, sidomos në fillimet e tij.

“Pajtimet e para nuk harrohen kurrë. Ishim fillestar në këtë mision të shenjtë, aq shumë e merrnim me shpirt, sa që ka pas raste që jemi shkri në vaj, kur fillun me tregu rrethanat e vrasjes, momentet e rënda ekonomike – ka qenë shumë shpirtërore. Pa u fut pak në lëkurën e të dëmtumit, s’mundesh me pas sukses”. /TV Arbëria