Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ferronikeli e ndalë komplet prodhimin për shkak të çmimeve të larta të rrymës- mohojnë largimin e punëtorëve

Ferronikeli e ndalë komplet prodhimin për shkak të çmimeve të larta të rrymës- mohojnë largimin e punëtorëve

Ndërmarrja “Newco Ferronikeli”, ka vendosur ndalimin e plotë të aktivitetit prodhues deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas njoftimit, vendimi erdhi si rrjedhojë e një situate të jashtëzakonshme të krijuar nga tregu ndërkombëtar, me impakt të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e ndërmarrjes.

Derisa thuhet se punëtorët e Ferronikelit, do të kompensohen në masën 50% të pagës bazë gjatë kohës së cilës ata nuk do të jenë të pranishëm në punë.

“Më konkretisht, faktorët kryesorë me ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë prodhuese dhe shitjet e Shoqërisë janë rritja e madhe e çmimit të energjisë elektrike, rrjedhimisht rritje e kostove dhe lëvizjet e mëdha dhe gjithnjë më të pafavorshme komercialist të nikelit në bursë dhe tregun ndërkombëtar. Pezullimi i prodhimit dhe rrjedhimisht ndalimi i plotë i veprimtarisë parashikohet të jetë deri në fund të vitit 2025, periudhë e cila do të na shërbejë për të marrë masa për përmirësimin e situatës  financiare të Shoqërisë, me qëllim përballimin e efekteve negative të shkaktuara nga faktorët kryesorë të tregut ndërkombëtar dhe rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike”, thuhet tutje.