Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Feronikeli ‘74 e zyrtarizon portierin italian

Feronikeli ‘74 e zyrtarizon portierin italian

Feronikeli ‘74 e ka prezantuar transferin e katërt brenda ditës.Skuadra nga Drenasi e ka zyrtarizuar portierin italian, Davide Borsellini.

Ai ka nënshkruar kontrarë një vjeçare me Feronikelin ‘74.Portieri 25 vjeçar ka qenë pjesë e Lecco, Paganese dhe Udineses në Itali, para se të vijë në janar te KF Fushë Kosova.

Borsellini ka qenë në radarin e klubit për disa muaj dhe me paraqitje të mira në superligën e Kosovës bindi drejtuesit e klubit ta afrojnë në skuadër.

Feronikeli ‘74, gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe tre transferime të tjera, mbrojtësin Stivian Janku, mesfushorin Vasileios Karagkounis dhe sulmuesin Nikolaos Ioannidis.