Këngëtari, Faton Isufi i ftuar në emisionin “Pa Titull” në Tv Arbëria tha se populli shqiptarë nuk është i varfër sa i përket aspektit muzikorë.
Isufi përballë Danny Boy tha se ka shumë këngë të cilat munden me u ripërpunu dhe se sipas tij, këtu varet se çka i servohet publikut.
“Ne nuk jemi të varfër me muzikë, kemi shumë kangë që mundemi me i servu me i ripërpunu. Problemi është që edhe njerëzve varet se çka ju servon. Po shumë artisë dhe shumë këngëtare mendojnë që mos po rrezikon në qoftë se imponon diçka të re. Nuk është rrezik ajo, vetëm duhet me gjetë momentin “, tha ai në Tv Arbëria.