Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fajësimi i popullit

Fajësimi i popullit

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Zbulimi i aferave dhe skandaleve te ndryshme të Qeverisë së Albin Kurtit, sidomos në sferën energjetike, ka bërë që shumë analistë dhe opioninist të hedhin mallkime mbi popullin se pse po e toleron një gjendje të tillë. Pra se deri sa ky i fundit qëndron i tulatur dhe heshtur edhe pushteti nuk ka arsyeje te frikesohet dhe sillet në mënyrë të ndryshme. Ekiston një sentencë e njohur se “çdo popull i ka ata liderë që i meriton”. Dhe në shikim të parë kjo vrerosje ndaj popullit duket valide. Mirëpo, e vërteta është megjithatë pak më e komolikuar. Ky populli ka dëshmuar një apetitet të jashtëzakonshëm për ndryshim. Dhe nuk është vetëm një kope qe i shkon pas bariut.

Zgjedhjet nacionale te vitit 2021, si ato qendrore dhe lokale e dëshmuan këtë. Të parat u fituan në mënyrë të paprecedentë nga një parti sikur Vetëvendosja, kurse të dytat po ashtu u humben në mënyrë të pashembullt nga po i njëjti subjekt politik. Ky paradoks tregoi se qytetarët e Kosovës nuk e hanë “sapunin për djathë”. Mesazhi ishte i qartë. Partitë opozitare duhet të ndryshonin në nivel vertikal per ta korrur të njejtin sukses sikur në nivel horizontal. Mirëpo, këto të fundit refuzuan ta dëgjojnë zërin e popullit. U përcaktuan që t’i konservojne kastat e brendshme financiare dhe politike në krye të tyre, me shpresën se qytetarët do të neveriten nga qeverisja e Albin Kurtit dhe të njejtit do te kthehen në pushtet pa bërë asgjë. Iluzion ky që u shemb me 9 shkurt të këtij viti. Për më shumë populli filloi të leviz me disa protesta kundër shtrenjtimit te rrymës, por asnjëra prej tyre nuk i dha mbështetje.

Përkundrazi e injoruan zemerimin e tij. Ai u braktis politikisht në kohen kur kishte më së shumti nevojë. Kjo apati e tyre e transmetoi mesazhin se ata janë më shumë me pushtetin se sa me popullin. Madje, kishte lider të opozitës që ne këtë atmosferë mbanin edhe ligjërata për valuta digjitale. Apo siç u dëshmua edhe dje nga autori i ketyre rreshtave qe edhe narracionin kundër Albin Kurtit e sajojnë me formuala të gatshme nga Inteligjenca Artificiale.

Ne këtë mënyrë fajësimi i popullit është legjitimim i refuzimit të opozitës për t’iu pergjigjur kërkesës së të parit për ndryshim nga këto të fundit. Për më tepër, siç kam pohuar në shkrimin, “A po e pret Albin Kurtin fati politik i Vuçiqit? “, ka gjasa që i pari sikur i dyti, me qeverisjen e tij gjithnjë e më shumë do të shndërrohet në burim të mllefit shoqëror dhe publik.

Por do të mund të mbijetojë politikisht, sepse si në rastin e shtetit fqinj, protestat ndonëse do të dëshmojne për pakënaqësit shoqërore, megjithatë do të mungojë opozita për t’i kanalizuar politikisht.