Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, në debat me Rid Berishën, në TV Arbëria ka komentuar mbi çështjen e problemeve që u shfaqën me faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka thënë se situata kur shkatërrohet një demokraci është pikërisht kjo: ndërhyrja në sistemin ku krijohet elita.
“Pyka ku shkatërrohet një demokraci është pikërisht kjo: ndërhyrja në sistemin ku krijohet elita.
Nëse do të shkatërrosh një demokraci, pra do të thotë të shkatërrosh këtë pjesë, do të thotë sistemi zgjedhor,” ka thënë Kajtazi. /TV Arbëria