Zymer Neziri ka folur për rolin e Evropës karshi padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve gjatë viteve 1879-1880, në kohën e Epopesë së Nokshiqit.
Neziri në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, në TV Arbèria ka thënë se në atë kohë ishte pothuajse e njëjta Evropë siç është sot, duke shtuar se çështja shqiptare në atë kohë nga evropianët u shikua me interes dhe jo me drejtësi.
“Ishte po kjo Evropa pothuajse siç është sot, çështjen shqiptare nuk e shikonin me drejtësi, por me interes,” tha Neziri.