Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Emërohet ambasadori i ri i Italisë në Kosovë

Emërohet ambasadori i ri i Italisë në Kosovë

Ambasada italiane ka bërë të ditur emrin e ambasadorit të ri të Italisë në Kosovë. Ai do të jetë diplomati Maurizio Antonini.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “X”.

“I nderuar që të marr detyrën e Ambasadorit të Italisë në Kosovë. I vendosur që të fuqizoj lidhjet mes dy shteteve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe për hir të perspektivës së Prishtinës për integrim evropian”.