Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Elshani flet për policët serbë që po japin dorëheqje

Elshani flet për policët serbë që po japin dorëheqje

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, ka thënë se te ta ka vërejtur presion politik.

“Nuk ka kërcënime me vdekje por kemi vërejtur presion politik”, ka thënë Elshani ne konferencën “Vlerësimi i gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit”.

Tutje, ai ka sqaruar se si po binde serbët lokal të Kosovës të largohen nga Policia e Kosovës.

“Policët që po japin dorëheqje po takohen fillimisht në Rashkë, pastaj kur po vijnë këtu po e ofrojnë dorëheqjen”, ka sqaruar Elshani.

/TV Arbëria