Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Elezi: Vrasja e policit në Kaçanik, ndër rastet më të rënda që i ka ndodhur Kosovës – Katër kërcënime serioze ndaj sigurisë

Elezi: Vrasja e policit në Kaçanik, ndër rastet më të rënda që i ka ndodhur Kosovës – Katër kërcënime serioze ndaj sigurisë

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, i ftuar në “ARB Debat”, ka folur për rastin e vrasjes së rreshterit policor në Kaçanik, Muhamet Lika.

Ai thotë se ky rast është ndër më të rëndët që i ka ndodhur Kosovës.

“Rasti më i rëndë që i ka ndodhur Kosovës, mund të themi që është rasti i Kaçanikut – vrasja e rreshterit të policisë.”

A u godit shteti nga fetva?

Elezi ngre pikëpyetjen nëse shteti u godit nga një fetva.

“Prokuroria në Ferizaj, mund të them se ka bërë një deklaratë shumë komplekse.”

Në lidhje me rastin e vrasjes së policit në Kaçanik, Elezi në “ARB Debat” ka thënë se janë të pranishme katër probleme serioze: fundamentalizmi, radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi.

“Edhe pse ky rast akoma nuk është duke u trajtuar si rast terrorist, madje është kualifikuar si vrasje e rëndë,” ka thënë ai në “ARB Debat”.