Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ka thënë detaje ekskluzive për TV Arbëria nga qendra ku po bëhet numërimi i votave.
Ai, në një intervistë me gazetarin dhe moderatorin Rid Berisha, ka folur për mbarvajtjen e procesit zgjedhor në ditën e 9 shkurtit, kur u mbajtën zgjedhjet në Kosovë.
Elezi për TV Arbëria ka konfirmuar se në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë parregullësi që mund ta rrezikonte seriozisht procesin zgjedhor.
“Gjatë ditës së zgjedhjeve mund ta konfirmoj se ankesat ose parregullësitë e lajmëruara do të thotë, nuk ka pasur fare. Gjatë gjithë ditës, në dhomën operative të KQZ-së, e cila përbëhet nga zyrtarë të KQZ-së, të policisë dhe prokurorisë, nuk ka pasur raste që kanë kërkuar ndërhyrje. Ato lajmërime që kemi pasur gjatë ditës kanë qenë kryesisht të natyrës teknike, që janë të zakonshme. Por, sa i përket mbarvajtjes së përgjithshme të procesit zgjedhor, nuk ka pasur ndonjë parregullësi që do ta cenonte seriozisht procesin”, ka thënë Elezi.
Ndiqni intervistën e tij të plotë: