Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Eksperti i komunikacionit për kolonat: 150 mijë automjete hyjnë çdo ditë në kryeqytet – Zgjidhja, krijimi i një tramvaji

Eksperti i komunikacionit për kolonat: 150 mijë automjete hyjnë çdo ditë në kryeqytet – Zgjidhja, krijimi i një tramvaji

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti, për TV Arbëria ka folur për komunikacionin në kryeqytet.

Ai ka thënë se 150 mijë automjete hyjnë brenda ditës në Prishtinë.

Sipas tij kjo është një problematikë e madhe, dhe se si një mundësi për zgjidhjen e problemit është krijimi i një tramvajti.

“Gjendja emergjente është tek transporti publik, sepse kemi 150 mijë automjete që na hyjnë në qendër çdo ditë, sidomos prej Gjilanit, Ferizajit, numër i madh i automjeteve, Lipjanit, Fushë-Kosovë me Obiliq. Sepse Peja e ka një linjë hekurudhore, edhe unë kisha mendu një sistem të tramvajtit prapa Pallatit të Rinisë është zgjidhja ideale”. /TV Arbëria