Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ekskluzive: Këta janë shtatë të arrestuarit nga grupi ekstremist, të dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika

Ekskluzive: Këta janë shtatë të arrestuarit nga grupi ekstremist, të dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

Burime të IndeksOnline, të afërta me hetimet, kanë konfirmuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë:

Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka.

I dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit është Rejan Bela, 18-vjeç, i cili dyshohet se e ka kryer krimin në moshën 17-vjeçare. Ndërkohë, sipas burimeve të IndeksOnlinet, organizatori i këtij grupi ekstremist është vëllai i tij, Haki Bela.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe një ish-polic dhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kishin braktisur detyrat e tyre për t’iu bashkuar grupit.