Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet që gjatë një përleshje fizike mes tyre janë lënduar me thikë.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.